Thaçi përkujton masakrën e Reçakut
Përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të masakrës në fshatin Reçak e ka kujtuar edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Thaçi përkujton ditën e 15 janarit të vitit 1999 duke e cilësuar si masakra me e rëndë në luftën e Kosovës.
Më poshtë lexoni postimin e tij në Facebook
Mëngjesi i 15 janarit të vitit 1999 zbuloi një ndër masakrat më të rënda të luftës së Kosovës, atë të Reçakut, ku në mënyrë mizore iu ishte marrë jeta 45 civilëve. Ky krim gjakatar i makinerisë ushtarake serbe e bindi mbarë komunitetin ndërkombëtar për krimet kundër njerëzimit që po ndërmerreshin në Kosovë dhe e mobilizoi për të ndërhyrë fuqishëm. Në këtë përvjetor ne përkujtojmë me dhimbje viktimat e pafajshme të Reçakut dhe shprehim mirënjohjen ndaj aleatëve perëndimorë të cilët u solidarizuan e nuk ndenjën duarkryq përballë krimeve që po bëheshin ndaj popullit tonë. HTH
