DYLON

Thaçi për xhihadistët: Do ta ndalim të keqen

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar në lidhje me arrestimet e sotme të përkrahësve të ISIS-it dhe AL-Nusras në Kosovë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi deklaron se organet shtetërore të Kosovës po vijojnë me aksionin e gjerë kundër të dyshuarve për pjesëmarrje në luftërat e Sirisë dhe Irakut, dhe thekson se janë të vendosur që ta ndalin këtë të keqe.

“Siç kam paralajmëruar edhe javën e kaluar, organet shtetërore kanë filluar një aksion të gjerë kundër të dyshuarve për pjesëmarrje në luftërat e Sirisë dhe Irakut. 40 persona janë arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në luftëra të huaja duke e rrezikuar sigurinë tonë kombëtare dhe rendin kushtetues. Ne jemi të vendosur që ta ndalim këtë të keqe dhe nuk do të ndalemi me kaq. E ritheksoj se Kosova nuk do të jetë tokë e plleshme për armiqtë e vlerave Euro-Atlantike të Kosovës, të drejtat e njeriut, liritë e plota fetare dhe sistemin kushtetues sekular”, shkruan Thaçi në Facebook.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.