DYLON

Thaçi: Për `Trepçën` nuk diskutohet, është pasuri e vendit

Avatar photo Redaksia

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, tha se “çështja e Trepçës, nuk do të diskutohet me askënd sepse është pasuri e Kosovës”.

Thaçi këtë deklaratë e bëri gjatë takimit me homologun e tij austriak, Sebastian Kurz. Ata biseduan edhe për dialogun Prishtinë – Beograd që pritet të vazhdojë me 9 shkurt në Bruksel, e për të cilin ministri i jashtëm austriak tha se presin progres nga qeveria e re e Kosovës. Diplomati austriak u prit sot edhe nga kryeministri Isa Mustafa, ndërsa mbrëmë ai u takua me presidenten Atifete Jahjaga.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.