DYLON

Thaçi për 2 Korrikun: Akt historik i delegatëve shqiptar

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar Deklaratën Kushteutese të 2 Korrikut. Kreu i PDK-së e quajti akt historik, si dhe personifikim i aspiratave të popullit shqiptar.

“Dita e sotme na kthen në kujtesë 25 vite më parë, për të përkujtuar momentet e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990. Një akt historik ky i delegatëve tanë, që ishte edhe personifikim i aspiratave të popullit tonë asokohe për mëvetësi shtetërore e territoriale. Kthesa historike, e nisur nga shumë gjenerata me parë, filloi duke marrë formë që nga kjo kohë! HTH”, shkruan Thaçi në Facebook./BS/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.