DYLON

Thaçi: PDK është mandatare për themelimin e Qeverisë

Avatar photo Redaksia

​Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi nuk e ka komentuar marrëveshjen e partive opozitare për të themeluar Qeverinë, por ka thënë se partia e tij bashkë me koalicionin do të mandatohen për të formuar Qeverinë. Thaçi ka thënë se mandatari i Qeverisë së ardhshme do të jetë koalicioni i ndërtuar nga Partia Demokratike, e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 8 qershorit.

Lexojeni të plotë reagimin e Thaçit:

EkoHigjiena

Zgjedhjet e 8 qershorit kaluan si më të mirat e pasluftës dhe tek sa po numërohen edhe votat e fundit, është e qartë sot siç ishte e qartë edhe dje se mandatar i Qeverisë së ardhshme është partia fituese e zgjedhjee dhe koalicioni parazgjedhor prej Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit për Mision të Ri.

Siguroj qytetarët dhe votuesit se ne do të fillojmë me Misionin e Ri – të zhvillimit ekonomik të vendit tone, sipas afateve ligjore dhe kushtetuese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.