Thaçi partitë opozitare i quan të verbuara nga mosdurimi për të marrë pushtetin me dhunë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm, Hashim Thaçi, edhe njëherë ka hedhur akuza të rënda ndaj opozitës, e cila ka paralajmëruar protesta masive deri në dorëheqje të Qeverisë së Kosovës.
Thaçi, partitë opozitare i ka quajtur të verbuara, siç ka thënë ai nga mosdurimi për të marrë pushtetin me dhunë.
Partitë opozitare thonë se me marrëveshjen për themelimin e Asociacionit janë shkelur 23 nene të Kushtetutës së Kosovës, dhe për këtë kanë paralajmëruar protesta pas insistimit të Qeverisë për ta çuar përpara marrëveshjen.
Shihni postimin e plotë të Thaçit në Facebook:
Ka një kohë të gjatë që partitë opozitare janë verbuar nga mosdurimi për ta marrë pushtetin me dhunë.
Frustrimi i opozitës është në rritje, sidomos pas vendimit të mirëpritur të Gjykatës Kushtetuese, e cila qartazi sqaroi dy gjera esenciale: e para se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e Parë të ratifikuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, dhe së dyti, ka precizuar saktë mënyrën e themelimit dhe dispoz itat kushtetuese, të cilat duhet t’i përmbajë Statuti nëpërmjet të cilit themelohet dhe funksionon asociacioni.
Liderët e opozitës vendimin e Gjykatës Kushtetuese e lexojnë ndryshe, sepse lexojnë me sy dhe mendje të verbuar nga dëshira për pushtet. Por, populli i Kosovës nuk është i verbuar. Jetojmë në liri dhe demokraci ku secili ka mundësi të lexojë, mendojë dhe veprojë i lirë dhe pa imponim.
Institucionet e Kosovës e kanë mirëpritur vendimin dhe do ta zbatojnë atë në tërësi. Kjo është përkrahur edhe nga partneret tanë besnik, SHBA dhe BE. Të gjithë e lexojnë dhe kuptojnë drejtë vendimin, përveç opozitës.
Prandaj shtrohet pyetja, përse vetëm disa parti të vogla opozitare të inatosura me të gjithë, nuk e pranojnë vendimin në fjalë.
Përgjigjja është e qartë, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrënon përfundimisht pretekstin e sajuar të opozitës për protes ta. Kjo shkakton dhimbje dhe rrit frustrimin.
Këto parti opozitare përsëri kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike. Por le të heqin dorë nga dhuna.
Thirrjet e opozitës për protesta të dhunshme të paralajmëruara për të shtunën janë të papranueshme. Në një moment kritik kur jemi në prag të marrjes së rekomandimit për liberalizim të vizave, dhuna do ta cenonte rëndë këtë proces.
Opozita nuk mund t’i detyrojë qytetarët që nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit të shkojnë tek kutitë e votimit. Aq më tepër, qytetarët nuk i kanë borxh opozitës që vullnetin e tyre ta bëjnë publik sa herë i teket opozitës.
Qytetarët respektojnë rregullat demokratike dhe vullnetin e tyre demokratik e kanë shprehur dhe do ta shprehin në të ardhmen në mënyrë demokratike dhe pafrikë nga askush.
Prandaj, sa më të mëdha të jenë përpjekjet e partive opo zitare që nëpërmjet kërcënimit, dhunës, shantazhit dhe anarkisë ta marrin pushtetin aq më e fuqishme do të jetë përgjigjja e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore në mbrojtje të shtetit dhe demokracisë tonë moderne.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=54389
