DYLON

Thaçi nuk e merr me vete Ismajlin

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lënë jashtë delegacionit të Kosovës, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, edhe pse ky i fundit ishte ftuar nga Qeveria gjermane . Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lënë jashtë delegacionit të Kosovës, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, edhe pse ky i fundit ishte ftuar nga Qeveria gjermane për të marrë pjesë në Konferencën e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Në vend të tij, për në Bruksel ka udhëtuar bashkëpartiaku i Thaçit, Besim Beqaj, që është ministër në detyrë i Financave. Ministri Ismajli, i cili vjen nga partia Aleanca Kosova e Re, ka treguar për “Kohën Ditore” se kishte kryer të gjitha përgatitjet për temat që do të diskutoheshin në konferencë, ndërkohë në momentet e fundit i është thënë se ai nuk do të udhëtojë për në Berlin.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.