Pas marrjes së lajmit për nominim për Çmimin Nobel për Paqe, kryeministri Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se pavarësisht çka ndodh tutje, Nobelin për Paqe, heroizëm, qëndresë e pjekuri, më shumë se kushdo tjetër, e meritojnë qytetarët e Kosovës.
“Çdo vendim politik që kam marrë në jetë, sado i vështirë e jopopullor të ketë qenë ai në momente të caktuara, e kam marrë duke pasur parasysh interesat e Kosovës dhe të kombit tim”, thuhet në reagimin e kryeministrit Thaçi.