DYLON

Thaçi nisë takimet në selinë e Kishës Katolike

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, sot po qëndron në Vatikan, ku do të takojë kardinalë të Selisë së Shenjtë.

Zëvendëskryeministri Thaçi sot do të takojë Presidentin e Këshillit Papnor të Selisë së Shenjtë për Familjen dhe Kryeipeshkvin emeritus të dioqezës ”Terni-Narni-Amelia” në Itali, monsinjor Vincenzo Paglia.

EkoHigjiena

Më tej, zëvendëskryeministri Thaçi do të takojë edhe Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet në Selinë e Shenjtë, Paul Gallagher, dhe pas tij edhe prelatin katolik dhe kardinalin që shërben aktualisht si President i Komisionit Papnor të Vatikanit, që njëherësh është edhe kryetar i Guvernorates së Vatikanit, Giuseppe Bertello.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.