Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se pas përmbylljes së procesit zgjedhor, është duke zhvilluar takime me kryetarë të komunave të të gjithë spektrit politik edhe atyre të pakicave.
Ai tha se zgjedhjet në veri kanë qenë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën e vendit. Kurse tash sipas tij, kryetarët e komunave do të respektojnë Kushtetutën e Kosovës në veri dhe jug.
Sipas Thaçit, ata do të kenë një intensifikim të punës pasi kryetarët t’i marrin edhe zyrtarisht mandatet për kryetar.
Po ashtu, ai gjatë mbledhjes së qeverisë ka miratuar edhe raportin e vlerësimit të rrezikut kombëtar kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Kosovë për vitin 2013.
Në mbledhje u miratuan edhe një sërë raportesh të tjera.