DYLON

Thaçi në Turqi, në ceremonitë për fushatën e Gallipolit

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Turqi do të marrë pjesë në ceremonitë memoriale për fushatën e Çanakkale, apo Gallipolit siç njihet në botën perëndimore.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

EkoHigjiena

“Jam nisur në Turqi në ceremonitë memoriale për Fushatën e Çanakkale, apo Gallipolit sic njihet në botën perëndimore. Do të jenë aty edhe liderët e vendeve që kanë luftuar, nga Princi Charles i Mbretërisë së Bashkuar e Kryeministri i Australisë Tony Abbot e deri tek Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdoğan.

Kam obligim të përkulem para varrezave memoriale se mijëra e mijëra shqiptarë edhe nga Kosova kanë derdhur shumë gjak në këto fushëbetejat e fundit të përgjakshme Perandorisë Otomane. Me pikëllim do të përkulem eshtrave të tyre. Me pikëllim dhe zemër të thyer do ta kujtoj shekullin e kaluar të errët kur aq shumë prej neve u vranë në luftëra anembanë botës por ne mbetem në robëri.

Zoti i bekoftë ata që dhanë jetë aq larg nënave dhe fëmijëve të tyre. Zoti e bekoftë Kosovën”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.