DYLON

Thaçi në panik!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryeministri në largim Hashim Thaçi, është në panik të madh. Është në siklet shumë të madh. Është shumë i lodhur. I katandisur. I trembur. I hutuar. Nuk është më “komod”. Është shumë i shqetësuar. Ka shumë arsye të jetë i shqetësuar. Partia e tij po shkon drejt greminës. Po tkurret.

Njerëzit dita-ditës po i ikin. E ka shumë të vështirë. Nuk e ka të lehtë. E kuptoj fare mirë. Pas shtatë viteve kryeministër nuk e ka të lehtë të shkojë prapë në opozitë. Ai e din fare mirë se si është të jesh në opozitë. Këtë gjë e ka provuar në “lëkurën” e tij për tetë vite me radhë.

EkoHigjiena

Thaçi është i “’zgjuar”, nuk është naiv. E ka kuptuar me kohë se nuk do ta fitojë edhe një mandat. Është duke vepruar sipas teorisë se “shpresa vdes e fundit”. Nga paniku i madh s’po lë gurë pa lëvizur, duke bërë koalicione edhe të panatyrshme. Ai është duke u munduar ta kapë trenin e fundit. Por, është vonë. Është tepër vonë. Çdo veprim i tij është pas orës 12-të.

Populli e ka kuptuar se nuk është lider i denjë për të udhëhequr, por vetëm një demagog. Ky popull e ka humbur besimin tek ai. E ka kuptuar se ai është vetëm një mashtrues, që për vota është në gjendje të bëj çdo gjë, madje të bëj premtime që edhe ai vetë nuk iu beson. Një lakmitar i çmendur për pushtet.

Populli është lodhur nga gënjeshtrat dhe nga keqqeverisja e tij. Është lodhur nga premtimet e tij të rreme. Ai madje është zhytur aq thellë në papastërtinë e qeverisjes së vendit, sa pa u skuqur fare e mashtron opinionin e vendit kur thotë: ”Ne kemi realizuar të gjitha standardet dhe kriteret për liberalizimin e vizave tani Bashkimi Evropian po vonohet në raport me Kosovën, është një vonesë e padrejtë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës”.

Ka edhe qindra arsye të tjera pse elektorati me votën e tij do ta ndëshkoi, ashtu siç e ndëshkoi në zgjedhjet lokale. Por, këtë herë do të ndëshkohet akoma më keq!

Faik KRASNIQI

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.