DYLON

Thaçi: Në mars mbledhja e dy qeverive

Avatar photo Redaksia

Në fund të muajit mars të vitit 2015 do të mbahet mbledhja e ardhshme ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që së bashku me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama, kishin pirë kafenë e mëngjesit së bashku.

EkoHigjiena

“Së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot patëm një kafe mëngjes me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuam agjendën e integrimit europian, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies në dy vendet, bashkëpunimin rajonal si dhe zhvillimet e fundit politike. U dakorduam që mbledhja e ardhshme e të dy Qeverive të mbahet në fund të muajit mars 2015,” ka shkruar, Hashim Thaçi, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, në llogarinë e tij në Facebook.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.