DYLON

Thaçi në Luksemburg kërkon mbështetje për MSA

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, njëherësh ministër për Imigrim dhe Azil, të Luksemburgut, Jean Asselborn.

Zëvendëskryeministri Thaçi vlerësoi përkrahjen e Luksemburgut dhe interesimin personal të zëvendëskryeministrit Asselborn për konsolidimin e shtetit të Kosovës në planin e brendshëm, me integrimin e pjesës veriore të vendit, si dhe në atë të jashtëm përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

EkoHigjiena

“Ne po e thellojmë bashkëpunimin me vendet fqinje dhe shteti kosovar po vazhdon të dëshmohet konstruktiv në dialogun me Serbinë në Bruksel. Kosova dhe Luksemburgu kanë bashkëpunim të mirë në pengimin e imigrimit ilegal dhe se Qeveria e Kosovës është treguar e suksesshme në ndërprerjen e valës së imigrantëve ilegalë dhe rrugëve të trafikimit të njerëzve”, ka thënë Thaçi.

Zëvendëskryeministri Thaçi, homologut të tij në Luksemburg, Jean Asselborn, i ka kërkuar përkrahje për MSA-në, për përshpejtimin e procedurave për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.