DYLON

Thaçi në konferencën për bashkëpunim rajonal në Bruksel

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, do të jetë pjesë e panelit të sotëm për zgjerim dhe ndërlidhje në konferencën për bashkëpunim dhe zgjerim në Ballkanin Perëndimor

Në këtë konferencë të nivelit të lartë, e cila është vazhdimësi e asaj të Berlinit dhe vjen para konferencës së Vjenës, do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të shteteve të rajonit dhe deputetë të Parlamentit Evropian.

EkoHigjiena

Konferenca organizohet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Zyra Përfaqësuese e Landit të Baden-Württembergut në Bashkimin Evropian, si dhe nga Fondi Evropian për Ballkanin. Në mesin e folësve kryesorë janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe komisioneri i BE-së për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negoaciatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.