DYLON

Thaçi: Lufta kundër terrorizmit po ka sukses në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në deradikalizimin dhe riintegrimin e ish-luftëtarëve të huaj nga Kosova.

Ja postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi projektligjin për luftimin e financimit të terrorizmit.
Kemi miratuar ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovë që t’u bashkohen luftërave të huaja dhe Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm.
Ndërkaq, fakti që në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar të marrë pjesë në luftëra të huaja përbën sukseset e para të angazhimit tonë të përbashkët.
Njëherësh, mbetemi të përkushtuar që të punojmë në deradikalizimin dhe riintegrimin e ish-luftëtarëve të huaj nga Kosova.
Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.