DYLON

Thaçi kujton Presidentin Rugova, ja çfarë thotë për të

Avatar photo Redaksia

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka kujtuar ditëlindjen e presidentit historik Ibrahim Rugova. Ai ka thënë se synimi i presidentit Rugova ka qenë Kosova Republikë, e pavarur dhe demokratike, e orientuar thellësisht kah komuniteti euro-atlantik.

“Sot shënojmë ditëlindjën e Presidentit të ndjerë Dr Ibrahim Rugova. Kosova Republikë, e pavarur dhe demokratike, e orientuar thellësisht kah komuniteti euro-atlantik, ka qenë synim i Presidentit të parë me të cilin kam pasur bashkëpunim në momentet pivotale të historisë sonë të re. Familja e tij dhe populli i Kosovës sot janë krenarë për punën e tij e tij të palodhshme për liri dhe pavarësi. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook./BS/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.