Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se sapo ka përfunduar takimin me liderët politikë rreth reformës zgjedhore. Sipas tij, takimi ishte konstruktiv dhe në frymë pozitive.
“Pajtohemi të gjithë që Kosova të ketë një zonë zgjedhore, që të kemi 14 ditë fushatë, që pragu për të hyrë në Kuvend të jetë 2.5 për qind për kandidatë të pavarur, pesë për qind për parti dhe 7.5 për qind për koalicione parazgjedhore. Mbetet çështja e participimit të garantuar prej 30 për qind të gjinisë femërore, që kërkon edhe ndryshime kushtetuese”, është shprehur Thaçi në rrjetin social, Facebook.
Të hapura mbeten edhe çështjet si eliminimi i votave me kusht, e drejta për të pasur dy pozita (legjislativi ose ekzekutivi), përbërja e KQZ-së si dhe çështja e ulëseve të rezervuara për një apo dy mandatet e ardhshme, për të cilat duhen ndryshime kushtetuese, ka shkruar Thaçi në Facebook.