DYLON

Thaçi: Kosova mund të mësojë shumë nga përvoja e Japonisë

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka pritur për një takim pune Ambasadorin e Japonisë në Austri, Kosovë dhe Maqedoni, Makoto Taketoshi.

Ata diakutuan për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve.

EkoHigjiena

Zëvendëskryeministri Thaçi e falënderoi ambasadorin Taketoshi për përkrahjen që Japonia i ka dhënë Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik dhe kulturor.

Zëvendëskryeministri Thaçi e njoftoi ambasadorin Taketoshi për konsolidimin e shtetit të Kosovës, brenda dhe jashtë, si dhe për rolin konstruktiv që Kosova po luan në rajon. Duke treguar për të arriturat në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Zëvendëskryeministri Thaçi tregoi se pjesë e dialogut do të jetë edhe çështja e borxhit ndaj Japonisë dhe se Kosova do të marrë mbi vete pagesën e pjesës së vet të borxhit që kjo çështje të mos bëhet pengesë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Thaçi shtoi se Kosova mund të mësojë shumë nga përvoja e Japonisë në zhvillimin e vendit pas luftës dhe ftoi që të thellohet ky bashkëpunim mes vendeve.

Ambasadori japonez Taketoshi falënderoi Zëvendëskryeministrin Thaçi për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe njoftoi për projektet që shteti i Japonisë ka me Kosovën. Ambasadori Taketoshi njoftoi për projektet për asistencë teknike në Pejë dhe Istog si dhe për projektet me Ministrinë e Arsimit për të financuar shkollimin e plotë të një studenti nga Kosova, çdo vit, në universitetet e Japonisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.