DYLON

Thaçi: Koalicioni PDK-LDK, vullnet i shumicës së qytetarëve

Avatar photo Redaksia

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është i bazuar në vullnetin demokratik të shumicës të qytetarëve të Kosovës, thotë kryeministri në detyrë Hashim Thaçi.

‘Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjës Demokratike të Kosovës është i bazuar në vullnetin demokratik të shumicës të qytetarëve të Kosovës për themelimin e institucioneve legjitime, funksionale, shumë etnike dhe gjithëpërfshirëse.

EkoHigjiena

Jemi të përkushtuar të punojmë bashkarisht për zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies për qytetarët e tanë, duke u fokusuar në forcimin e sektorit privat, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe për forcimin e sundimit të rëndit dhe ligjit si parakusht për ambient pozitiv ekonomik. Koalicioni është i bindur se vetëm nëpërmjet forcimit të ekonomisë së tregut të lirë të bazuar në sundimin e rendit dhe ligjit ne do të arrijmë zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe shoqëror;
Jemi të zotuar edhe për fqinjësi të mirë dhe dialog reciprok me shtetet fqinjë të Republikës së Kosovës me qëllim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon;

Koalicionion e kemi bërë duke marrë në konsideratë vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të përqafuar dhe mbrojtur vlerat civilizuese perëndimore, synimin për përmbushur të gjitha standardet dhe reformat e domosdoshme për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO, OKB, OSBE dhe ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve speciale me SHBA-të’, shkruan Thaç në Facebook.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.