Përmes rrjetit social Facebook, kryeministri Hashim Thaçi ka ftuar organet përkatëse që të angazhohen për të zgjidhur situatën në UP.
“Menjëherë pas kthimit prej Konferencës së Mynihut për Sigurinë, thirra ministrin e arsimit, Z. Ramë Buja për të raportuar mbi situatën e krijuar në Universitetin e Prishtinës. Duke respektuar autonominë e Universitetit të Prishtinës u bëj thirrje organeve përkatëse të universitetit që të dëshmojnë nivel të lartë përgjegjësie, dhe, në bazë të statutit të Universitetit të Prishtinës si dhe legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë, të angazhohen për ta zgjidhur këtë situatë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.