Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Kosova si shtet i ri ka sportistë fantastik, duke iu gëzuar kështu sukseseve të sportistëve kosovarë në gara ndërkombëtare, me theks të veçantë triumfit të notares Rita Zeqiri në garat kualifikuese të 50 metrave në botërorin e notit në Kazan të Rusisë.
Ja postimi i Thaçit:
Jemi shteti më i ri në Evropë, por me sportistë fantastikë. Edhe notarja e re Rita Zeqiri bëri sensacion dhe fitoi garën e 50 metrave në botërorin e notit në Kazan të Rusisë, duke thyer njëherësh edhe rekordin e Kosovës të vendosur nga vet ajo. Një triumf i jashtëzakonshëm i Ritës. HTH