DYLON

Thaçi: Javën e ardhshme procedohet dhe votohet Specialja

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se javën e ardhshme do të procedohet dhe votohet për themelimin e Gjykatës Speciale.

Thaçi mbledhjen e grupit parlamentar e ka quajtur si diçka të zakonshme, por sipas tij, është dakorduar edhe për votimin e Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se Gjykata Speciale është për të mirën e vendit shoqërisë.

EkoHigjiena

“Ishe një mbledhje e rregullt e zakonshme, për seancën e së nesërme, sa i përket amendamenteve për Gjykatën Speciale dëshiroj të theksoj se ishte rekomandim që gjatë javës së ardhshme të procedohet dhe të votohet. Kjo është në interesin e politikës së Kosovës dhe në interesin e kuvendit dhe gjithë shoqërisë kosovare, dhe interesit të perspektivës euro atlantike dhe në vazhdimësisë së ndërtimit të partneritetit më BE-në dhe SHBA-të”, ka thënë Thaçi, raporton Indeksonline.

Thaçi këto komente i ka bërë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=174786

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.