DYLON

Thaçi: Intervistimi i Krasniqit, bazuar në thashetheme

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se gjithmonë ka qenë përkrah bashkëluftëtarëve të tij, dhe këtë gjë po e bën sipas tij, edhe sot në betejat jo të drejta gjyqësore, në të cilat po ballafaqohen Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe së fundi edhe Jakup Krasniqi.

Ai ka theksuar se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u sfidua nga një intervistim përndjekës, bazuar në thashetheme.

EkoHigjiena

“Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Asnjë proces gjyqësor me argumente gjysmake nuk mund ta ndryshojë historinë. Duke qenë në anën e së drejtës dhe principeve, kemi qenë dhe do të dalim fitimtarë”, ka shkruar Hashim Thaçi, në rrjetin social Facebook.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.