DYLON

Thaçi inkurajon femrat që të ndjekin shembullin e kampioneve dhe të merren me sport

Thaçi inkurajon femrat që të ndjekin shembullin e kampioneve dhe të merren me sport
Avatar photo Redaksia

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në manifestimin e Komitetit Olimpik të Kosovës për Ditën Botërore për Ambient dhe Sport.

Në këtë ditë, presidenti Thaçi i inkurajoj të gjitha femrat në Kosovë, që të ndjekin shembullin e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit dhe shumë sportisteve tjera që e kanë lartësuar flamurin e Kosovës gjithkund në botë.

“Ju duhet të besoni në aftësitë tuaja kreative, në përgatitjen tuaj, në mënyrë që të realizoni ëndrrat tuaja dhe aspiratat e shtetit të Kosovës për një imazh më të mirë”, u shpreh presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

Në këto 11 vjet të pavarësisë, kreu i shtetit ka thënë se sukseset më të mëdha në sport i kanë sjellë femrat, prandaj ky është një inkurajim shtesë që të vazhdohet edhe më tej me sukseset e radhës.

“Ky është një inkurajim shtesë që ju të merrni pjesë në jetën sportive dhe institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë që ju të arrini edhe më shumë suksese”, ka thënë presidenti Thaçi.

Komiteti Olimpik i Kosovës, Ditën Botërore për Ambient dhe Sport sivjet ia ka kushtuar pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të femrave në sport.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.