DYLON

Thaçi i uron sukses Xhakës në Botëror, uron edhe Seferin

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi sot ka pritur në një takim futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, njëhërit të Borussia Monchenfladbach, Granit Xhakën.Thaçi i ka dëshiruar sukses Xhakës në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’, derisa ka falënderuar mesfushorin prishtinas pas ndihmën që po jep për shkollat dhe klubet e Kosovës.

“Takim i përzemërt me Granit Xhakën. I dëshirova sukses në kampionatin botëror në Brazil dhe e falënderova për ndihmën që po jep për shkollat dhe klubet kosovare si dhe për ndërkombëtarizimin e futbollit tonë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Facebook. Ai ka prezantuar një foto ‘selfie’.

EkoHigjiena

Ndërkohë, kryeministri ka uruar boksierin, Nuri Seferin i cili i cili rifitoi titullin e peshës cruiser në boksin profesionist duke prekur majat e Evropës.

“Fokusi këto ditë është në politikë ditore, por mos të harrojmë – urime Nuri Seferit fitoren sonte për fitoren WBO Europa!”, ka shkruar Thaçi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.