DYLON

Thaçi i shqetësuar me ndalimin e Haradinajt në Slloveni

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ndalimin e kreut të AAK-së në Lubjanë të Sllovenisë.

Ai, ka kërkuar që incidentet si ky i kreut të AAK-së, por që kanë ndodhur edhe më herët me Agim Çekun, Fatmir Limajn dhe me vetë atë, të mos ndikojnë në prishjen e raporteve bilaterale dhe të shkëlqyera që Kosova ka me Slloveninë.

EkoHigjiena

“Të gjithë jemi dëshmitarë të një liste të emrave me aktakuza të kohës së Millosheviqit të cilat janë përsëritur edhe në vitin 2006 nga Kushtenica. Ajo që ka ndodhur dje ka ndodhur edhe me zyrtarët e tjerë, por edhe me mua edhe në Lubjanë edhe në Budapest, por edhe me ish – kryeministrin Agim Çekut. Natyrisht se ky fenomen është shqetësues. Jemi angazhuar maksimalisht me të gjitha autoritetet ndërkombëtare që kjo çështje të tejkalohet dhe të zgjidhet menjëherë e përgjithmonë. Kjo çështje zgjidhet drejtpërdrejt nga Brukseli”, tha Thaçi gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Thaçi tha se ndalimi i deputetit Haradinaj mund të jetë çës htje procedurale e ndonjë polici i cili sipas tij detyrohet të veprojë sipas listës që ka.

Ai e ka quajtur të pajustifikueshme ndalimin e Ramush Haradinajt, por që kjo çështje sipas Thaçit duhet të diskutohet seriozisht në Bruksel dhe kjo çështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.
http://www.rtklive.com/index.php?id=2&r=34349