Zgjedhjet lokale ishin një sukses i madh për Kosovën, për faktin se u organizuan në mbarë territorin e vendit edhe në pjesën veriore, ku u zgjodhën edhe kryetarët e katër komunave të veriut deklaroi kryeministri i vendit, Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë dhe u shpreh i gatshëm të takohet me kryetarët e katër komunave veriore me shumicë serbe.
Para kabinetit qeveritar Thaçi tha se edhe në komunat e veriut do të investohet për të ndryshuar gjendjen në të mirë të qytetarëve. ”Unë pres në të ardhmen e afërt të takohem me ta, dhe të bisedojmë për mundësitë që qeveria e Kosovës ka për t’u ndihmuar, për të qenë sa më afër, për të investuar në projekte të rëndësishme për ndërrimin e gjendjes për të mirë edhe në atë pjesë të Kosovës, për të ndryshuar jetën e qytetarëve për të mirë edhe atje, në mënyrë që të koordinohemi si qeveri e Kosovës dhe institucionet legale dhe legjitime lokale”, tha ai.transmeton RTK.