DYLON

Thaçi: Heqja e barrikadës dëshmi e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mirëpret heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër në mënyrë vullnetare nga qytetarët e komunitetit serb, që jetojnë në komunën e Mitrovicës veriore.

“Ky veprim i arsyeshëm dhe i pritur i qytetarëve që jetojnë atje, dëshmon qartë pjekurinë dhe gatishmërinë për të jetuar në paqe, të lirë dhe pa barrikada. Heqja e barrikadës së fundit, është edhe një dëshmi tjetër e zbatimit me sukses të Marrëveshjës së 19 prillit 2013, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të pavarura.
Barrikadat qofshin ato fizike apo mentale nuk kanë vend në Kosovën demokratike dhe janë të papranueshme për vlerat civilizuese të shoqërisë sonë”, thuhet në deklaratën e Kryeministrit Thaçi.

EkoHigjiena

Si kryeminstër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, unë ju përgëzoj për këtë veprim të qytetëruar që këni bërë. Për më tepër, iu siguroj se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përkushtohet me seriozitetin më të madh për të bërë investime kapitale në pjesën veriore të vendit, do të hapim vende të reja të punës dhe do ta përmirësojmë mirëqenien qytetare. Vetëm duke e zhvilluar Kosovën dhe duke përqafuar vlerat perëndimore, ne sigurojmë të ardhmën tonë në BE dhe në NATO”, thekson Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.