DYLON

Thaçi: Gjilani nuk e duron të keqen që po i kanoset

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Në takimin e ri-mobilizimit me strukturat e Degës së PDK-së në Gjilan për balotazhin e 1 dhjetorit 2013, kryetari i PDK-së Hashim Thaçi kërkoi angazhim maksimal, jo vetëm të kësaj strukture por të të gjithë qytetarëve të Gjilanit për ta penguar, siç tha ai,  të keqen që po i kanoset Gjilanit nga njeriu që nuk bëri asgjë për Gjilanin, nga njeriu që u tall dhe i fyeu veteranët e luftës së UÇK-së, të burgosurit politik, familjet e dëshmorëve dhe çdo gjë që është vlerë e këtij qyteti.

“Ju, nuk guxoni ta lejoni këtë të keqe që qytetin tuaj e kthen prapa, atje ku ishte në vitin 2004 e 2005. Ju të nderuar aktivistë të devotshëm të Partisë Demokratike nuk guxoni të lejoni nëpërkëmbjen e qytetit tuaj të bukur të Gjilanit, të ndërtuar me mund e djersë nga PDK dhe qytetarët e Gjilanit. Gjilani duhet të ec drejt një qyteti evropian me Partinë Demokratike të Kosovës dhe qytetarët e saj. Nuk është në pyetje më partia e as Qemajl Mustafa, por shpëtimi i Gjilanit nga më e keqja”,  ka thënë Thaçi, për të shtuar se PDK do të ketë partner me të cilët do të fitojë më 1 dhjetor 2013,

EkoHigjiena

Ndërsa në fjalën e tyre mobilizuese kryetari i Degës Izmi Zeka, kandidati për kryetar Qemajl Mustafa dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Zenun Pajaziti, kanë falënderuar gjithë strukturën e degës, aktivistët, simpatizantët dhe elektoratin e madh për angazhimin e treguar në këtë proces zgjedhor, ndërsa i kanë ftuar për mobilizim të përgjithshëm për fitoren përfundimtare më 1 dhjetor 2013.

Mustafa, ka thënë se për balotazh kanë mbështetje nga elektorati që vjen nga gjitha subjektet politike, madje një mbështetje shumë e madhe vjen edhe nga aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.  

“S’ka dyshim se ne do të jemi fitues të përbashkët të Gjilanit bashkë me qytetarët tanë. Kudo në hapësirën e Gjilanit po vërehet fryma fituese e Partisë Demokratike, aradhet e së cilës po shtohen në çdo çast, ka thënë ai duke spikatur mbështetjen dhe riorganizimin në shumicën e fshatrave dhe lagjeve të Gjilanit”, ka thënë Mustafa. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.