DYLON

Thaçi fton luksemburgasit për investime në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Luksemburg, është takuar edhe me ministrin për Siguri Sociale, i cili është njëherësh ministër për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare dhe ministër për Sport, Romain Schneider.

Zëvendëskryeministri Thaçi falënderoi ministrin Schneider për mbështetjen zemërgjerë që Luksemburgu po i jep Kosovës në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës, që kapë shumën e përgjithshme prej 70 milionë euro deri më sot.

EkoHigjiena

Thaçi dhe Schneider diskutuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve.

“Kosova ofron një klimë të favorshme me shumë lehtësira për investitorët e huaj. Ftoj investitorët luksemburgas që të investojnë në Kosovë në të gjithë sektorët ekonomikë”, i ka thënë Thaçi ministrit Schneider.

Thaçi është shprehur se mbeten për t’u ratifikuar disa marrëveshje mes Kosovës dhe Luksemburgut, siç janë ato për sistemin e ujit për rajonin e Mitrovicës dhe projekte në fushën e shëndetësisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.