DYLON

Thaçi fitues i vetëm i këtyre zgjedhjeve

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Bisedimet e partive humbëse për një “koalicion shprese” nga partitë LDK,VV,AAK,Nisma më shumë po I shkojnë në favor kryeministrit Hashim Thaçi se sa vetë atyre.

Kështu po mendoj për arsye se nga katër kundërshtarë që I kishte Thaçi gjatë fushatës tash po shkrihen në një. Po e zëmë se ky koalicion po e formon qeverinë që do të jetë jostabile nga hatërmbetjet e posteve dhe ideologjive krejt ndryshe që kanë shpalos deri më tani këto parti,nuk do të jetë e mundur që kjo qeveri të zgjasë më shumë se dy vite.

EkoHigjiena

Pas këtyre dy viteve përsëri këta do të garojnë me Thaçin por shtrohet pyetja se si mund ti bëjnë ballë. Kënd do ta qeshin pastaj, njerëzit e tyre ? parimet e veta ? apo qeverinë që ishin pjesë edhe vet.

Mendoj që Thaçi do të ishte përsëri një hap para, nëse largohet të pushoj pak që të merr energji të reja për ti hyrë garës pas 2 viteve dhe jo vetëm që do të fitonte por do hynte me 51% pasi që ky koalicion do ta mund veten në zgjedhjet tjera duke I treguar dobësitë e veta dhe dobësitë e njëri tjetrit.

Shpresoj që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejtë dhe sido që të përfundoj tashmë ka vetëm një fitues, e ai është kryeministri Hashim Thaçi.

/Gentian Nevzati/