DYLON

Thaçi fillon vizitën zyrtare në Gjermani

Avatar photo Redaksia

Sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi do të fillojë edhe zyrtarisht vizitën e tij në Berlin. Thaçi në Berlin është ftuar nga homologut i tij gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Thaçi pritet të takohet me shumë deputetë të Bundestagut nga subjekte të ndryshme politike gjermane.

EkoHigjiena

Më pas ministri i jashtëm do të takojë homologun e tij gjerman me të cilin do të bisedojë për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve dhe përkrahjen gjermane për politikën e jashtme kosovare. Thaçi pasditen e së hënës do ta mbajë një ligjëratë në Këshillin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Gjermanisë. Nga nikoqirët e tij ai do të kërkojë edhe mbështetjen për liberalizim vizash dhe rrugën evropiane të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.