Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka hapur mbledhjen e dy qeverive, duke thënë se dy shtetet tona duhet të ecin në një të ardhme të përbashkët, drejt anëtarësimit evropian.
Thaci besn që ekspertët e dy qeverive do të punojnë për shqyrtimin e marrëveshjeve të mëhershme dhe të vazhdojnë me marrëveshjet tjera në sektor të ndryshëm për zhvillimin e dy vendeve.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se kjo nismë ka të bëjë me vendosmërinë e dy vendeve drejt integrimit evropian. Sot dy kryeministrat bëjën edhe nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy vendeve.