DYLON

Thaçi e Rama do të shpallen Qytetar Nderi i Ulqinit

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin Shqiptar, Edi Rama do të shpallen Qytetar Nderi të këtij vendi.

Postimi i plotë në Facebook:

EkoHigjiena

Jam nderuar tej mase me lajmin që morra nga Ulqini se do të shpallem Qytetar Nderi së bashku me Edi Rama, në një ceremoni që do t’i bën bashkë shqiptarët e Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë por edhe liderët institucional të këtyre shteteve dhe korin diplomatik.

Të gjithë do të jemi në Ulqin që ta përkujtojmë historinë unike të këtij qyteti të bukur mesdhetar, rolin e tij dhe potencialin si shtyllë e bashkëpunimit fqinjësor midis shteteve tona.

Një ndër vizitat e mija të para në qeverisjen e re ishte mu në Ulqin dhe kam emocione që do të kthehem aq shpejt në qytetin me kalanë e lashtë dhe historinë edhe më të lashtë. Faleminderit Ulqin! Faleminderit Mali i Zi! HTH