DYLON

Thaçi e Haradinaj flasin për eksplozivin, e shohin ndryshe ngjarjen

Avatar photo Redaksia

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi thotë se mekanizmat e sigurisë meritojnë mirënjohje të veçantë për zbulimin e planit terrorist një natë më parë, ndërsa AAK-ja thotë se kjo është sinjal i mjaftueshëm për të gjithë se kontrolli kufitar dhe aspekti i sigurisë në Kosovë ende janë të brishta.

Daut Haradinaj nga AAK thotë se gjetja e veturës me eksploziv, dëshmon qartë se duhet të shtohen masat e kontrollit kufitar për territore të caktuara. Ndërsa thotë se vigjilenca e institucioneve duhet të jetë prioritare.

EkoHigjiena

Edhe Thaçi edhe Haradinaj në rrjetin social “Facebook” kanë shkruar për këtë çështje.
“Institucionet e sigurisë së Kosovës: Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, meritojnë një falënderim dhe mirënjohje të veçantë për veprimin efikas dhe të shpejtë për zbulimin e planit terrorist dhe zënien e të dyshuarit për një veprim të tillë”, shkruan Thaçi.

Ndërsa Haradinaj e sheh më ndryshe këtë ngjarje.

“Pa dashur të paragjykoj situatën, gjetja në Dragodan e një veture të mbushur me eksploziv, dëshmon qartë se duhet të shtohen masat e kontrollit kufitar për territore të caktuara dhe vigjilenca e institucioneve duhet të jenë prioritare. Të gjithë ne së bashku duhet që vendit, qytetarëve, miqve ndërkombëtarë, t’u ofrojmë jo vetëm ndjenjën e sigurisë por vetë sigurinë, si prioritet absolut për mirëqenie e imazh më pozitiv të vendit”, shkruan Haradinaj.

http://botasot.info/lajme/353938/thaci-e-haradinaj-flasin-per-eksplozivin-e-shohin-ndryshe-ngjarjen/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.