• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Thaçi e Daçiq u pajtuan për procesin elektoral në veri

Redaksia 2LONLINE 7 Nëntor, 2013 6 min
 Thaçi e Daçiq u pajtuan për procesin elektoral në veri

Ka përfunduar takimi i kryeministrave  të Kosovës dhe të Serbisë, i mbajtur sot në Bruksel.

Pas përfundimit të takimit të sotëm në Bruksel ndërmjet kryeministrave Thaçi e Daçiq, zyra e baroneshës Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e këtyre bisedimeve, ka lëshuar një komunikatë për medie, me qëndrimin e baroneshës Ashton rreth rrjedhës së takimit.

“Pata një takim shumë të mirë me kryeministrin serb Ivica Daçiq dhe kryeministrin kosovar Hashim Thaçi. Jam e lumtur që të dy kryeministrat u pajtuan sot për hapat e mëtutjeshëm në përmbylljen e suksesshme të procesit elektoral në veri të Kosovës”, ka thënë Ashton në qëndrimin e saj pas takimit.

Baronesha Ashton, ka thënë se Autoritetet relevenate në Prishtinë do të vendosin për elementet specifike të këtij procesi. “Kryeministrat janë pajtuar që të vazhdojnë të punojnë në implementimin e marrëveshjes së prillit dhe se kanë konfirmuar vullnetin e tyre për të bërë gjithçka që është e për zbatimin e plotë të saj”, citohet të ketë thënë Ashton.

Edhe kryeministri Hashim Thaçi, pas përfundimit të takimit, në konferencën me gazetarë, e ka cilësuar takimin si konstruktiv dhe të suksesshëm.

“Zhvilluam një takim konstruktiv, të suksesshëm. Vlerësuam suksesin evropian të Kosovës në këto zgjedhje, me organizimin e zgjedhjeve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe me përfshirjen e të gjitha etniteteve. Tashmë KQZ-ja ka marrë vendimin për rivotim në 3 qendra ku kanë ndodhur incidentet. Pra, ishte konkludim i përbashkët që zgjedhjet e suksesshme të 3 nëntorit kanë legjitimuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, për çka realisht është hapur një kapitull i ri – kapitulli evropian edhe për pjesën veriore  të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi, pas takimit me Daçiqin.

Duke folur për zgjedhjet, kryeministri ka rikujtuar së raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahen në gjithë Kosovën më 1 dhjetor:

“Nga 1 dhjetori do t‘i kemi edhe liderët legjitimë edhe në veri dhe Qeveria e Kosovës do të nisë bashkëpunimin e menjëhershëm për të ndryshuar jetën e qytetarëve atje për të mirë, sepse kemi edhe vlefshmëri dhe legalitet të plotë të zgjedhjeve”.

Ndërkaq, për marrëveshjen e arritur për doganat nga ana e dy delegacioneve, atij kosovar dhe delegacionit serb, ka thënë se është pjesë e obligimeve të dala nga Marrëveshja e prillit:

“Lajm i mirë ishte dje marrëveshja e arritur për Doganat ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, e cila përfundimisht funksionalizon sistemin doganor të Republikës së Kosovës edhe në veri, si pjesë e obligimeve që kanë dalë nga marrëveshja në Bruksel”.

I pyetur nga gazetarët për datën e mbajtjes së rivotimeve në veri, Thaçi nuk ka saktësuar ndonjë datë, duke theksuar se kjo është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Vendimi përfundimtar për datën e rivotimit është në autoritetin e KQZ-së dhe ne do ta mbështesim atë vendim, por, sipas ligjit, rivotimi duhet të jetë para raundit të dytë që do të mbahet më 1 dhjetor, në gjithë Kosovën”, ka deklaruar Thaçi.

Kryeministri serb, Ivica Daçiq deklaroi se bisedimet me Hashim Thaçin dhe baroneshën Ashtonin ishin të suksesshme por tani, sipas tij, është me rëndësi që serbët në Kosovë të dalin në numër sa më të madh në zgjedhjet e përsëritura në veri.

“Nëse mbetet qëndrimi i KQZ-së që zgjedhjet të përsëriten vetëm në tre vendvotime, dhe serbët nga veriu të dalin në numër të kënaqshëm do të kemi shqiptar për kryetar të komunës. Kjo do të shkaktonte konflikt, madje edhe të armatosur dhe në këtë rast Serbia padyshim që s’do të mund të ndihmonte shumë”.

Daçiq shtoi se të tria palët e vlerësuan pozitivisht daljen e serbëve në rundin e parë të zgjedhjeve pavarësisht incidenteve në Mitrovicë.

Në bisedimet e sotme ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Takimi i sotëm Thaçi – Daçiq, u zhvillua në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa temë kyçe ishin zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, me theks të veçantë procesin në veri.

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

25 Shtator, 2023
Nacionale

Osmani: Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e

25 Shtator, 2023
Gjykatë/Prokurori

Salihu kërkoi nga gjyqtarët angazhim më të madh në përfundimin e lëndëve

25 Shtator, 2023
Nacionale

Kryeministri Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

25 Shtator, 2023

Osmani: Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e ta përulë, derisa ka vajza e djem si Afrimi…

25 Shtator, 2023

Salihu kërkoi nga gjyqtarët angazhim më të madh në përfundimin e lëndëve dhe trajtimin e tyre sipas radhës

25 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku

25 Shtator, 2023

Kryetari Haliti vizitoi vendpunimet në asfaltimin e 24 rrugëve në Sadovinë të Muhaxherëve

25 Shtator, 2023

Serbia 1914

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com