Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në rrjetin social Facebook, ka sqaruar se sot liderët politik të Kosovës do të takohen për çështjen e reformës zgjedhore për zgjedhjet nacionale.
“Në çdo cikël zgjedhor qytetarët e Kosovës e kanë dhënë testin e pjekurisë institucionale, si në pjesëmarrje, ashtu edhe në kulturën e shfaqur demokratike. Është koha e fundit që edhe ne, si liderë dhe institucione, t’ua kthejmë këtë nder”, tha kryeministri.
Sipas tij, reforma nuk është vetëm në interes të tij apo PDK-së, prandaj ftoi për vullnet të mirë, siç tha ai “ta përmbyllim këtë kapitull të rëndësishëm të zhvillimit tonë politik”.
“Institucionet e pavarura si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë nevojë për kohë të nevojshme që të përgatisin zgjedhjet në vitin që po vjen”, ka shkruar Thaçi në Facebook.