DYLON

Thaçi: Do të punojmë për përmirësimin e pozitës së romëve

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi tha të mërkurën se do të punojnë për përmirësimin e vazhdueshëm të pozitës së romëve, kushteve të jetesës dhe përfshirjes së tyre në institucione.

Lexoni postimin e Thaçit në Facebook.

EkoHigjiena

“Sot është 8 prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve. Sot të gjithë festojmë së bashku me bashkëqytetarët tonë të dashur nga radhët e komunitetit rom, kremtojmë historinë, kulturën dhe traditat rome dhe ngrisim zërin për ndërgjegjësimin e të gjithë neve rreth sfidave me të cilat përballet ky komunitetit në gjithë botën. Sivjet përmbyllet “Dekada për Përfshirjen e Romëve”, por ne duhet të mbesim të përkushtuar që të hapim etapa të reja për përmirësimin e vazhdueshëm të pozitës së romëve, kushteve të jetesës dhe përfshirjes së tyre në shtetin tonë. Prania e romëve në shoqërinë kosovare është vlerë e shtuar për diversitetin e shoqërisë sonë dhe ftoj që të gjithë të punojmë edhe me më shumë përkushtim për t’i trajtuar të gjithë pjesëtarët e komunitetit rom me dhembshuri, tolerancë dhe respekt”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.