DYLON

Thaçi do të lëshoj pe!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Me gjithë respektin për baroneshën Ashton, por Qeveria e ardhshme s’mund t’i vazhdojë bisedimet me Serbinë në këtë mënyrë. Nënshkrimet e marrëveshjeve me Serbinë nga Qeveria Thaçi pa u implementuar asnjëra në praktikë, ka lënë pasoja të mëdha. Këto pasoja u panë gjatës protestës në Mitrovicë, ku mbetën të lënduar me dhjetëra policë dhe qytetarë të Kosovës.

Qeveria e Serbisë deri më tash nuk e ka zbatuar asnjë marrëveshje që ka arritur me Qeverine e Kosovës, e për këtë është fajtore qeveria Thaçi që ka nënshkruar çdo marrëveshje pa e analizuar mirë dhe hyrja në bisedime pa asnjë kusht, kurse Serbia edhe pse ishte agresori, u futë në bisedime me qindra kushte. Është dashur që pas çdo marrëveshje të zbatohet në praktikë, e pastaj të bisedohet për marrëveshjet e tjera.
Qeveria e ardhshme që do të udhëhiqet nga koalicioni LDK-AAK-NISMA, mundësisht edhe VV-ja, do t’i harmonizojë marrëveshjet, e jo të nënshkruaj çdo marrëveshje siç bënte Qeveria në largim, sepse mosimplentimi i tyre në praktikë do të jenë shumë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës dhe sovranitetin e saj. Koalicioni LDK-AAK-NISMA do t’i vazhdojë bisedimet, por s’do ti bëj këto gabime siç ka bërë qeveria në ikje e kryeministrit në ikje, Hashim Thaçi.

EkoHigjiena

Koalicioni me PDK nuk është i shëndoshë!

Me gjithë respektin zonja Pack, por nëse ia do të mirën Kosovës, për një milion arsye koalicioni me PDK-në nuk është në të mirë të Kosovës! Nuk mund të jetë koalicion i shëndoshë dhe i mirë për Kosovën, me një parti si PDK–ja që gjatë dy mandateve e solli vendin në këtë gjendje të rëndë.

Me një parti që e degradoi Kosovën. Me një parti që iu dha hapësirë gangsterëve të partisë të bëjnë çfarë të duan me të. Me një parti që prodhoi me qindra-mijëra skandale kombëtare dhe diplomatike. Me një parti që vodhi dhe shkatërroi çdo gjë. Me një parti që e trajtoi qytetarin e saj si skllav, e veten si skllavopronarë. Me një parti që ia humbi dinjitetin qytetarit të saj. Me një parti që e bëri pushtetin pronë të saj. Me një parti që mbizotëroi familjarizmi.

Thaçi duhet të hapë rrugë!

Thaçi dhe PDK s’mund të ngulin këmbë se kanë dalë partia e parë në zgjedhje dhe vetëm atyre iu takon ta bëjnë Qeverinë, e në këtë mënyrë përmes Gjykatës Kushtetuese të mundohen ta bllokojnë formimin e Qeverisë duke tentuar ta dërgojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme ( gjë që s’do të ndodhë), me shprehjen ”O ne o askush”!

Edhe Pepe Grillo me partinë e tij vitin e kaluar dolën në vendin e parë duke fituar rreth 26% të votave, por meqë asnjë parti nuk donte të futej në koalicion me të dhe partinë e tij, ai nuk arriti ta formonte Qeverinë dhe pasi i kaloi afati prej 15 ditëve sipas ligjit kushtetues, Italia nuk shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme, por iu hap rruga partive tjera për ta formuar Qeverinë.

Edhe me Thaçin dhe PDK-në asnjë parti nuk po dëshiron të futet në koalicion për ta bërë Qeverinë, kështu që koalicioni LDK-AAK-NISMA pasi që tashmë veç i kanë bërë numrat për ta formuar Qeverinë, vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Thaçit nuk ka i ka mbetur zgjidhje tjetër, veçse t’i hap rrugën koalicionit LDK-AAK-NISMA për formimin e Qeverisë.

Faik KRASNIQI

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.