DYLON

Thaçi: Do ta arrestojmë nëse vjen me uniformë paramilitare

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Aleksandar Vulin mund të vijë në Kosovë si njeri paqësor, por do të arrestohet në rast se në Kosovë vjen me uniformë paramilitare.

“Gjithmonë kemi thënë se Vulin duhet të vijë si njeri, si njeri i civilizuar. Si njeri i paqes dhe duke iu përmbajtur standardeve për mirëkuptim dhe afrim, e jo me uniformë të paramilitarit”, ka thënë kryeministri në një intervistë për televizionin e Sarajevës, BHT1.

EkoHigjiena

Kur është pyetur direkt nëse do të arrestohet nëse e keqpërdor vizitën, Thaçi u përgjigj shumë ngjashëm. “Vulini ka provuar të hyjë në Kosovë si paramilitar, dhe është e qartë se kjo nuk është e lejueshme. Nëse hyn në mënyrë joligjore, si paramilitar, ju premtoj se do të arrestohet dhe do të përballet me ligjin”, ka thënë Thaçi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.