Thaçi dhe hija e ndjekur!
/2L ONLINE/ – Ai (Thaçi) mund t’i marr shprehjet e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, por nuk mund ta marr dashurin e popullit që e patën për Liderin. Ai mund t’ mbaj’ edhe spektakël me mysafirë, por nuk mund ta ketë respektin e botës për të.
Ai (Thaçi) mundet me qenë president i votave të koalicionit, por jo edhe president me përkrahjen e popullit.
Ai është duke bërë gjithçka që ta kopjoj Lidershipin, të qenurit i dashur nga qytetarët e të jetë i respektuar nga bota si ishte Presidenti z. Ibrahim Rugova, por ai këtë nuk do ta arrijë kurrë.
Ai do të vuaj gjithmonë sa të jetë gjallë, sepse është lider i ricikluar dhe i turpëruar me humbjet qe i ka pas direkt nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim RUGOVA.
Filozofia Politike dhe përgatitja intelektuale është e pakapshme për të (Thaçin).
Dhe për fund, Hashim Thaçi mund të bëhet edhe “mbret”, mund t’i deklasojë të gjithë kundërshtarët por asnjëherë nuk do të mund të afrohet dhe as të jetë paralel me figurën e Dr. Rugovës.
Presidenti Dr. Ibrahim RUGOVA, ishte i pamposhtur fitonte me 50% te votave dhe me një përkrahje gjithëpopullore anekënd viseve shqiptare.
Hashim Thaçi mund të bëhet edhe “mbret”, por ai asnjëherë nuk do të mund të jetë i pamposhtur, sepse këtë shije e ka provuar deri në vitin 2008./2L ONLINE/
