Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet me homologun serb, Ivica Daçiq, më 17 janar. Në këtë takim të dy kryeministrat duhet ta qartësojnë çështjen e gjykatave dhe mbrojtjs civile për të cilat palët pretendojnë se nuk kanë marrëveshje.
Në konsultimet që ka pasur me të dy kryeministrat, baronesha catherine Ashton i ka porositur ata që të mos u kthehen dy temave dhe që në takimin e radhës të flasin për përmbylljen e dialogut politik. Burime të gazetës Tribuna kanë përsëritur se në të njëjtat konsultime është ritheksuar qëllimi i lehtësuesve që të përmbyllin dialogun politik deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm.