DYLON

Thaçi: Dëshira për pushtet nuk po ju lë t’i shihni të arriturat e Kosovës

Avatar photo Redaksia

Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaci thotë se Kosova po del fitimtare dhe po bëhet shembull për rajonin. “Kosova po vazhdon të dëshmohet anëtare përgjegjëse e bashkësisë ndërkombëtare dhe në të gjitha sfidat me të cilat është përballur këtë verë, ka dalë fitimtare. Edhe marrëveshjet e fundit janë në përputhje të plotë me interesat e Kosovës, me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kosova është bërë shembull për rajonin e më gjerë, për vendosmërinë për t’u kthyer nga e ardhmja më e mirë për fëmijët tanë, por pa harruar të kaluarën dhe nevojën për drejtësi”, shkruan ai në Facebook.

Sipas Thacit, opozitarët dëshira për pushtet nuk po i lë t’i shohin të arrituat e Kosovës.

EkoHigjiena

“Është për keqardhje që disa në Kosovë dëshira për pushtet nuk po i lejon t’i shohin dhe t’i njohin të arriturat e Kosovës. Për më tepër, kjo dëshirë frustruese për pushtet po i shtynë në vepra të papranueshme dhe te shëmtuara për një shoqëri demokratike çfarë kemi ndërtuar në Kosovë. Shqetësimi dhe cenimi i integritetit dhe pronës që i është shkaktuar familjes së kryeministrit Mustafa është i papranueshëm, përbën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe është në kundërshtim me traditën tonë. Shoqëria jonë i dënon dhe nuk i pranon këto vepra”, thotë Thaci./BS/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.