DYLON

Tetori Rozë: Në Kamenicë do të organizohet Marshimi Solidarizues me moton: “Kontrollohu, për veten, për jetën!”

Tetori Rozë: Në Kamenicë do të organizohet Marshimi Solidarizues me moton: “Kontrollohu, për veten, për jetën!”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Kamenicës, në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit të Komunës dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Shaban Geçi”, organizon sot, më 5 tetor 2026, një aktivitet ndërgjegjësues në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

Në shenjë solidariteti dhe përçimit të mesazhit të rëndësishëm për kujdesin ndaj shëndetit, do të organizohet Marshimi Solidarizues me moton: “Kontrollohu, për veten, për jetën!”

EkoHigjiena

Siç bëhet e ditur, nisja do të bëhet nga objekti i Komunës së Kamenicës (ora 12:00) dhe destinacioni do të jetë Sheshi “Metush Krasniqi”

“Ftojmë të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij aktiviteti dhe së bashku të përcjellim mesazhin e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe kujdesit për shëndetin”, thuhet në njoftimin e organizatorit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.