Edhe për muajin prill, Iniciativa Qytetare e Zhegrës – IQZH, e bëri shpërndarjen e radhës me artikuj ushqimorë e higjienikë për 18 familje me gjithsej 91 anëtarë, nga të cilët 53 fëmijë.
Si dhe çdo muaj më parë, donim t’i informojmë dhe sigurojmë të gjithë ata që ndihmuan dhe vazhdojnë ta ndihmojnë Iniciativën dhe Aksionin “Ushqim për Skamnorët”.
Të informojmë të gjithë ata, që për së afërmi e në vazhdimësi interesohen për mundësit e vazhdimit të këtij aksioni që ka fillua më 1 Janar 2014 dhe pa ndërpre asnjë muaj, vazhdon edhe sot.
T’i sigurojmë të gjithë ata që përcjellin punën tonë dhe gjendjen e familjeve në kushte të vështira.
T’i sigurojmë të gjithë ata, se ne, jemi të përkushtuar në vazhdimin e këtij aksioni, dhe besojmë se kuantiteti dhe përmbajtja e pakos me 20 artikuj të ndryshëm ushqimorë e higjienikë, deri diku ua zbutë nevojat e ushqimit deri në shpërndarjen e radhës.
Ky vit, shënon ngritje në numrin e familjeve në kushte të vështira, por prapë-se-prapë, me ndihmat e rregullta të pjesëmarrësve në këtë aksion, nuk mungon kënaqësia e Iniciativës dhe kontribuuesve, që deri më tani ia kemi dal të vazhdojmë Aksionin “Ushqim për Skamnorët” dhe jemi optimist se ndihmat nuk do të ndalen deri në zhdukjen e varfërisë së skajshme në këto troje, shkruan 2LONLINE.
Nga viti 2014 e deri më 1 Prill 2017, shpenzuam në artikuj ushqimor e higjienik 21.588,00 €, ose në vitin 2014, 6.160,00 €, në vitin 2015, 6.147,00 €, në vitin 2016, 6.608,00 € dhe për 4 muajt e par të këtij viti 2017, 2.672,00 €, dhe që është e rëndësishme, për momentin edhe 550,00 € i kemi rezerva për shpërndarjen e radhës më 1 Maj 2017. Prandaj,
Me respekt dhe falënderime të veçanta, të gjithë atyre që kontribuon dhe vazhdojnë të kontribuojnë në aksionin “Ushqim për Skamnorët”
IQZH – Iniciativa Qytetare e Zhegrës