Tetëdhjetë të rinj të Gjilanit certifikohen për ndërmarrësi e lidership

Tetëdhjetë të rinj të Gjilanit certifikohen për ndërmarrësi e lidership

Janë shpërndarë sot 80 certifikata për të rinjtë e Gjilanit, të cilët kanë ndjekur trajnimet ne fushën e ndërmarrësisë, hartimin e projekteve, planeve të biznesit dhe lidershipit, të cilët janë financuar nga Qeveria e Turqisë.

Përkitazi me këtë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim koordinatorin për kulturë në Ministrinë e Kulturës në Presidencën e Turqisë, Nedim Asllan.

Kryetari Haziri, me këtë rast, ka falënderuar shtetin turk për mundësinë që u ka dhënë të rinjve të Gjilanit për ndjekjen e këtyre trajnimeve, duke shtuar se kjo do të jetë një mundësi e mirë për hapjen e bizneseve të reja.

Ndërsa, koordinatori për Kulturë në Ministrinë e Kulturës në Presidencën e Turqisë, Nedim Asllan tha se ky ka qenë një projekt shumë i suksesshëm, i cili tashmë u implemetuar.

“Sot e kemi një përfundim të një projekti të suksesshëm mes dy shteteve tona, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. Departamenti për Diasporë turk, vëllezërve tanë në Gjilan,  iu kemi mundësuar të rinjve të kësaj komune që të ndjekin trajnime për ndërmarrësi dhe hartimin e projekteve. Me organizatën Liza, e kemi realizuar projektin në përpikmëri”, theksoi ai.

Ai është zotuar se edhe në të ardhmen si Qeveri e Turqisë do të jenë përkrahës të të rinjve të Gjilanit.

KOMENTE