/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Gjilanit në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit kanë hartuar një plan operativ për parandalimi e “grabitjeve”,”vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda” si dhe kapjen dhe arrestimin e mundshëm të të dyshuarve të këtyre veprave.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se me urdhër të gjykatësit të procedurës paraparake është aprovuar kërkesa për grumbullimin e dëshmive materiale që lidhen me këto raste, ku janë siguruar prova dhe dëshmi material të mjaftueshme për të operuar dhe për të kryer urdhër-kontrolle dhe bastisje.
Sipas tij, nga ana e Policisë së Kosovës njësiti i hetimeve të stacionit policor të Gjilanit kanë arrestuar tetë persona, ku gjashtë prej tyre me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerë për pranim të mallrave të vjedhura janë liruar në procedurë të rregullt.
“Të dyshimtit duke vepruar në grup kanë kryer disa vepra penale ku kryesisht shumica e tyre janë “vjedhje të rënda”, ku të dyshimtit duke përdorur mjete të forta kanë depërtuar nëpër shtëpitë e ankuesve dhe aty kanë vjedhur gjëra dhe gjësende të ndryshme të cilat janë gjet dhe janë sekuestruar nga Policia e Kosovës”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas itj, vjedhjet të cilat janë kryer janë në zonën e përgjegjësisë së qytetit të Gjilanit. Këta persona të dyshuar janë:
1. A. M. (1989) nga fshati Veribce e Kmetovcit,i liruar në procedurë të rregullt.
2. G. A. D. (1994) nga Gjilani i ndaluar për 48 ore.
3. K. D. (1993) nga Gjilani i ndaluar për 48 ore.
4. A. V. (1988) nga Gjilani i ndaluar për 48 ore.
5. SH. K. (1976) nga fshati Velekince,Gjilan i ndaluar për 48 ore
6. N. M. (1995) nga Gjilani i Ndaluar për 48 orë.
7. B. M. (1990) nga Gjilani i liruar në procedurë të rregullt.
8. A. S. (1995) nga Gjilani i ndaluar për 48 orë.
Me urdhër të prokurorit janë bastisur dy lokacione, shtëpi të të dyshimtëve dhe janë konfiskuar këto gjësende të cilat janë të raportuara si të vjedhura nga ankuesit e rasteve.
Janë gjetur këto dëshmi:
DY TV-PLAZMA një i markës ,,QONIX’ dhe tjetri i markës:
TELEFUNKEN,
Një biçikletë e markës EXS,
Një LAP TOP i markës TOSHIBA,
Tre zmadhues të zërit të markës ,,DELUXE’,
Një Mikrovale e markës ,,ROTEL’,
Një Tostier i markës ,,ROMMELSBACHER’,
Tre radiokasetofona njeri i markës ,,Panasonic dhe
dy tjerë të markës ,,KENWOOD’,
një sony playstation me dy gjojstika dhe me memory kartë me dy pjesë shtesë,
shtatë CD me lojëra të ndryshme,
Një hekur për hekurosje i markës ,,TEFAL’,
Një bateri 75 amperë i markës ,,VESNA’,
Një fshesë e rrymës e markës ,,ROYAL 2200 W’,
Dy altoparlantë profesional marka nuk i dihet si dhe mbetet të konfiskohen edhe disa dëshmi tjera te cilat dyshohen se janë vjedhur nga të dyshimtit e lartshënuar.
Këto dëshmi mbeten ti kthehen pronareve legjitim, ankuesve të rasteve.
“Deri me tani në bazë të dëshmive që janë siguruar të dyshimtit në fjalë besohet se janë të involvuar në së paku 7 raste kriminale të “Vjedhjeve” dhe “Vjedhjeve të rënda” . Policia e Kosovës do të jetë e përkushtuar në mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve të saj si dhe në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike të gjithë qytetarëve të saj’, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/