DYLON

Tetë studentë kamenicas, përfitojnë punë praktike

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Ekonomisë, Zhvillimit dhe Diasporës në Kamenicë dhe organizata CARE International Balkan në projektin “Përkrahja e agro – bizneseve në Regjionin e Gjilanit “, financuar nga Bashkimi Evropian, Implementuar nga CARE Internacional, dhe qendra e burimeve për trajnim dhe lobim ATRC, kanë hyrë në fazën e implementimit të projektit për sigurimin e punës praktike për studentë të Kamenicës.

Drejtoresha Ferdane Rrudhani, ka njoftuar se pas takimit me përfaqësuesit e CARE International është bërë e ditur se tetë studentë nga Kamenica do të angazhohen në kompani të ndryshme për të mbajtur punë praktike për tre muaj.

EkoHigjiena

“Ky projekt është një mundësi e mirë e për studentët e Kamenicës që të përgatiten për punë nëpër ndërmarrje private e publike në komunën tonë. Në këtë fazë janë tetë studentë që janë përzgjedhur për këtë projekt në bazë të suksesit të tyre të treguar gjatë studimeve si dhe në bazë të kushteve ekonomike që i kanë. Ne falënderojmë CARE International dhe ATRC për bashkëpunimin e treguar dhe jemi të vendosur që të japin kontributin tonë maksimal në realizimin e projekteve të këtilla që për qëllim kanë krijimin e vendeve të reja të punës” tha drejtoresha Ferdane Rrudhani.

Në këtë periudhë po punohet për përcaktimin e kompanive në të cilat do të kryejnë punën praktike studentët e përzgjedhur. /2L ONLINE/