DYLON

Tetë shkolla të Komunës së Gjilanit janë duke u renovuar

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Tetë shkolla fillore të Komunës së Gjilanit janë duke u rinovuar me qëllim të krijimit të një hapësirë më të mirë për zhvillimin e procesit mësimor.

Për këtë projekt ka dhënë donacion ngjyrën dhe mjetet përcjellëse “GIZ”-i gjerman, derisa puna është duke u bërë nga stafi i shkollave.

EkoHigjiena

Për të parë nga afër punimet në shkollën fillore “Selami Hallaqi” ka dalë drejtori i Arsimit Nazmi Musa, i cili u nda i kënaqur me punimet që po bëhen aty.

“Ky donacion ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të mirë me “GIZ”-in, të cilët gjithmonë kanë shprehur interesim për të ndihmuar arsimin në Komunën e Gjilanit. Jemi shumë falënderues ndaj kësaj organizate si dhe edhe ndaj prindërve të vullnetit të mirë të cilët e kanë përqafuar këtë aksion me të gjitha mundësitë e tyre. Po dëshmohet se arsimi është prioritet i qeverisjes së kretarit Lutfi Haziri, të cilin e falënderoj shumë për përkrahjen”, është shprehur drejtori i Arsimit, Nazmi Musa.

Drejtori i shkollës fillore “Selami Hallaqi”, Florim Maloku, tha se punët po ecin sipas dinamikës së paraparë dhe se brenda javës pritet të përfundojnë dhe gjithçka do të jetë gati për fillimin e mbarë të gjysmëvjetorit të dytë.

Drejtori Nazmi Musa paralajmëroi se organizata “GIZ” do të shpërndaj në të ardhmen edhe tabela moderne për klasa në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.